A do të bëjë luftë Kurti? Më 1 shtator fillon aplikimi i vendimit për targat dhe dokumentet serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë sot se më 1 shtator do të fillojë aplikimi i vendimeve për zëvendësimin e Serbisë me targa të Kosovës dhe për reciprocitet me Serbinë në aspektin e dokumenteve personale me rastin e hyrjes së qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin, raportoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, transmeton InfoShqip.

Në hapje të seancës së sotme të Qeverisë, Kurti tha se zbatimi i vendimeve të marra në qershorin e kaluar është funksion i rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës iu drejtua qytetarëve të nacionalitetit serb duke u thënë se vendimi për lëshimin e dokumenteve të përkohshme me hyrjen në Kosovë nuk kufizon lirinë e lëvizjes dhe nuk nënkupton konfiskimin e dokumenteve personale të lëshuara nga autoritetet serbe.

Koha e sigurimit të këtyre dokumenteve nga institucionet e Kosovës është 20 sekonda, ndërsa për 11 vite qytetarët tanë duhet të presin nga 10 deri në 60 minuta për të njëjtën gjë sa herë që hyjnë në Serbi. Kam dëgjuar për lajmet e rreme se dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi, gjë që nuk është e vërtetë. Dokumenti hyrje-dalje është dokument shtesë, i cili lëshohet pa pagesë dhe me të cilin mund të merren edhe shërbime tjera në institucionet tona shtetërore gjatë qëndrimit në Kosovë – tha Kurti.

Zbatimi i të dyja vendimeve ishte dashur të fillonte më 1 gusht, por me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, pas protestave dhe bllokadave të serbëve të Kosovës, u shty për një muaj.

Lidhur me protestat dhe bllokadat e përmendura, Kurti ka përsëritur sot se ato “nuk vijnë nga poshtë por nga lart”, pra janë të urdhëruara dhe të organizuara nga autoritetet në Beograd, qëllimi i të cilëve është destabilizimi i Kosovës./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu