A do të festojë me shqiponjë ndaj Zvezdës? E zbulon Zeneli

Kampioni në fuqi i Finlandës, HJK Helsinki, do të takohet me skuadrën serbe, Crvena Zvezda, në raundin e dytë parakualifikues në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Metro.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Serbi më 24 korrik, teksa tek tani ka filluar ndjenja e frikës te vendasit. Shkak për këtë është bërë sulmuesi shqiptar i skuadrës finlandeze, Erfan Zeneli.

32 vjeçari nga Kosova u transferua këtë vit te HJK Helsinki, teksa golat i feston me simbolin e shqiponjës. Dhe, pikërisht ky lloji i festimit nga ana e tij ka shtyerë mediat serbe që t’ia kushtojnë një artikull.

“Legjenda e Helsinkit është një finlandez që golat i feston me shqiponjën shqiptare” – shkroi ‘Telegraf.rs’ dje.screenshot_1-167

Lidhur me ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës, Erfan Zeneli ka folur për Gazetën METRO, teksa tha se beson në kualifikimin tutje, edhe pse ata vlerësohet si favorit.

“Ndeshja fillon 0-0, kështu që edhe ne kemi gjasa, pse jo. Edhe pse ata janë favorit, ne besojmë” – tha fillimisht sulmuesi me prejardhje nga Vushtrria.

Tutje, ai tregoi edhe nëse do të festoj me ‘shqiponjë’ në rast se ai e gjen rrugën deri te goli.

“Nuk e di se çfarë ndjenja do të më vijnë në ato momente, por së pari shpresoj që të shënojë.. shohim pastaj” – tha Zeneli për Metron.

Ndryshe, ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 31 korrik në Finlandë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu