A do të jetë opinionist në “BBV3”? Luizi vendos “pikat mbi i”

Luiz Ejlli ditën e sotme ka postuar një video në llogarinë e tij në Instagram ku ka mohuar që do të jetë opinionist i “BBV3”. Ai është shprehur: Pas shumë mesazheve që më kanë pyetur, Luiz a do të jesh opinionist? Luiz a do të jesh vëllai i madh? Ju them që nuk do të jem as opinionist as vëllai i madh as vëllai i vogël.

Thjesht do jem si ju, do e shikoj. Thjesht ju uroj suksese të gjithëve. Nuk do jem fare pjesë e “BBV3”, Big Brother-i im ka qenë edicioni i dytë. Kështu që suksese ju uroj shikim të këndshëm.”

Luizi kur është pyetur më parë, nuk i ka mohuar këto e as pohuar.

Ai së shpejti do të bëhet baba për herë të parë dhe madje i ka dedikuar edhe një këngë bebushes që do të vijë në jetë së shpejti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu