A do të jetë Toshkovski në MPB edhe në Qeverinë e re?

Pançe Toshkovski, ministër për Punë të Brendshme në Qeverinë Teknike sonte në ClickPlus në TV21 ka bërë të ditur se i ka premtuar liderit të VMRO-PMNE-së se do të jetë në krye të Ministrisë, në çdo periudhë të vështirë.

“Fjalën ia kam dhënë kryetarit të VMRO-DPMNE-së, se kur do të jetë më së vështiri do të jem këtu. Përskaj kësaj, avokatura mbetet profesion i dashur. Do të ishte mirë ta pyesnit kryetarin e ardhshëm të Qeverisë”, tha Toshkovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu