A do të ketë Ukraina mbështetjen e Turqisë?

Presidenti i Ukraines, Volodymyr Zelensky, mori pjesë në takimin e nëntë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turko-Ukrainas. Qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte të kërkonte mbështetje nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kundër Rusisë.

Më 10 Prill, Presidenti i Ukraines, Volodymyr Zelensky, mori pjesë në takimin e nëntë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turko-Ukrainas. Qëllimi kryesor i vizitës së tij ishte të kërkonte mbështetje nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kundër Rusisë.

Në javët e fundit, Ukraina është përfshirë në tensione të mëdha. Që në fund të marsit, Moska ka mbledhur trupa në kufirin ukrainas-rus. Sipas Kyiv, aktualisht janë rreth 40 mijë trupa ruse në zonë, jo shumë larg vijave të frontit në Donbass, dhe po aq janë në Krime, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Ankaraja refuzon të njohë aneksimin e Krimesë dhe ofron mbështetje retorike për Ukrainën.

Në një deklaratë të përbashkët, Erdogan dhe Zelensky u zotuan të vazhdojnë “bashkëpunimin që syojnë të arrijnë, de-okupimin e Republikës Autonome të Krimesë, të qytetit të Sevastopolit, si dhe të territoreve në rajonet Donetsk dhe Luhansk”.

Kjo është në përputhje me deklaratën e përbashkët nga tetori 2020, kur dy udhëheqësit u takuan në Turqi. Erdogan gjithashtu u angazhua përsëri në të ashtuquajturën Platformë e Krimesë të nisur nga Kyiv dhe mbështetur nga administrata e Biden-it. Kjo synon të ushtrojë presion mbi Rusinë.

Turqia synon të përdorë nismën e politikës së jashtme për të kanalizuar ndihmë ekonomike për tatarët e Krimesë.

Në vitin 2019, Kyiv bleu 12 Bayraktar TB2 Automjete Ajrore pa pilot (UAV), sistemi i armëve që u dha përparësi aleatëve turq në fushat e betejës në Siri, Libi dhe Nago-Karabak. Gjenerali Ruslan Khomchak, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, ka konfirmuar planet për të blerë pesë të tjerë.

Të dy vendet kanë diskutuar prej kohësh prodhimin e përbashkët të mjeteve mbrojtjese, me Turqinë. Kjo sjell përfitimin nga industritë ukrainase, të cilat ishin shkëputur nga tregu rus. Qeveria turke, po përdor lidhjet e saj me Ukrainën në mënyrë që të përfshijë SHBA-të.

Administrata e Biden-it deri më tani ka injoruar përpjekjet e Ankarasë. Uashingtoni nuk e përkrah teorinë se “Turqia është fuqia e gatshme të frenojë ekspansionizmin e Moskës, qoftë në Libi, Siri apo Kaukaz Jugor. Akti i dyfishtë i Erdogan me Putin ka lënë dyshimet e saj negative përtej Atlantikut.

Tani tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, i ofrojnë Turqisë një mundësi për të ringjallur lidhjet e saj me Amerikën dhe pjesën tjetër të NATO-s.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu