Dosti: Nuk më intereson kush është idhulli i Albinit, shikoni çfarë i bëri Serbisë!

Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër në mbështetje të kryeministrit Albin Kurti, duke përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë dhe metafora të forta politike.

Në shkrimin e tij, Dosti flet për “dhelpëritë” politike, përmend Vjosa Osmanin dhe Ramush Haradinajn, ndërsa e paraqet Kurtin si të vetëm përballë një fronti kundërshtarësh që, sipas tij, po përpiqen ta rrëzojnë për shkak se “nuk vjedh” dhe nuk është pjesë e pazareve politike.

Ai thotë se Kurti nuk duhet gjykuar nga idetë apo figurat që mund t’i ketë pasur si referenca, por nga veprat konkrete, sidomos në raport me Serbinë, korrupsionin dhe mbrojtjen e interesit të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Mua nuk me intereson…madje hic fare se cfare idesh ka ne koke Albin Kurti marksiste, social demokrate, leniniste, majtiste, sorroiste , rilindase , komuniste , socialiste , demokratike , nacionaliste etj etj …le ti mbaje per vete.

Mua nuk me intereson gjithashtu hic fare se cili eshte idhulli i Albin Kurtit …Mao Ce Duni, Brezhnjevi, Tito, Enveri, Fidel Kastro , Jon Kenedi , Ten Hsiao Pini , D.Trump etj etj …le ti mbaje per vete .

Mua nuk me kercet hic fare se c’ prirje e c’ idhuj apo edhe fotografite e kujt mban ne xhepin e tij e ne konakun e tij Albini.

Mua nuk me intereson fort ngjyra e Maces …boll qe te haje Miun …ndaj dhe Albinit i vleresoj c’ka po ben per Kosoven realisht e konkretisht me vepra konkrete e jo c’ ka po thote a me ke po takohet e me ke po del ne fotografi.

Mua me intereson para se gjithash e mbi gjithcka qe ai eshte patriot dhe e do vendin e vet…eshte burre trim, i guximshem e kurajoz , e do popullin e tij …e do Kosoven me shume se vetja ndaj dhe ja ka vene Vucicit e Serbise kufirin tek thana e si trembet syri prej kerkujt.

Ndaj dhe ata e shqiptaro – serbet e tyre shqipfoles te Tiranes e te Prishtines nuk po lene gje pa bere e kthyer mbrapsht per ta rrezuar Albinin prej aty ku eshte.

Shihni me kujdes se cilet jane ne krye te turmes rrugacerore e antishqiptare qe i jane turrur kaq egersisht Albinit dhe c’ perfaqesojne ata dhe …no comment.

Albini eshte vet-vetja e nuk fshihet neper brekushet e Edi Rames e as mbrohet me fotografine e I.Rugoves nga pas shpine sic ben aq shpifur e abuzon asisoj fjala vjen Vjosa Osmani.

Albini s’ ka asgje te perbashket me poshtersite e Abdixhikut, me pa besite e Hamzes e as me injorancen e idiotizmin e lindur e banal te Ramushit…e sigurisht as edhe me dhelperite neveritese te Vjoses.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu