A do të luajë Cristiano Ronaldo kundër Real Madridit në Champions League

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi mund të përballen me Real Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të premten është hedhur shorti për çiftet çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Nëse Real Madridi i Zinedine Zidane e eliminon Manchester Cityn, do të jetë e vështirë pasi ka humbur 2-1 në sfidën e arë – atëherë do të përballet me njeriun që për nëntë vite e ka veshur fanellën e tyre, Cristiano Ronaldon, gjithmonë nëse Juventusi e eliminon Lyonin.

Shorti i solli një numër të ndeshjeve interesante mes klubeve evropiane.

Në çerekfinale, ka mundësi të takohen edhe Barcelona – Bayern, derisa nëse katalunasit dhe madrilenët i fitojnë sfidat e tyre, atëherë do të takohen në gjysmëfinale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu