A do të shpërblehet poshtërimi i Solskjaer?

Manchester United pësoi një disfatë të ashpër në Old Trafford , një 0-5 që, që nganjëherë dukej se do të ishte shumë më keq. Fytyra dhe zhgënjimi i lojtarëve dhe Solskjaer ishte i dukshëm. Edhe Alex Ferguson në tribunë nuk mund të përmbajë mosbesimin dhe dëshpërimin e tij.

Trajneri norvegjez e pranoi pas humbjes se ishte momenti i tij më i keq që kur ishte në pankinën e ”Djajve të Kuq”, por, megjithëse klubi ka treguar besim tek ai, në Angli e kanë akuzuar rëndë.

Ky rezultat është sizmik dhe Solskjaer tani është në territorin e Moyes, Van Gaal dhe Mourinho, duke parë nga afër shkarkimi. Manchester UNited është një klub i prishur dhe kërcënimi për të ardhmen e trajnerit është i vërtetë,” theksojnë nga ‘Daily Mail’.

Manchester United ka nevojë për një trajner më të mirë… Solskjaer nuk do të jetë kurrë Klopp, Guardiola apo Tuchel”, tha Jamie Carragher për ‘Sky Sports’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu