Gripi përhapet me shpejtësi në Maqedoni: Tetova, Shkupi dhe Kumanova me më së shumti të infektuar!

Numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë javës 9–15 nëntor janë regjistruar 154 raste të reja, ose 37,5% më shumë se javën paraprake.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, Tetova kryeson me 49 raste, pasuar nga Shkupi me 38 dhe Kumanova me 19.

Nga fillimi i sezonit 2026/2027 janë regjistruar gjithsej 609 raste, ndërsa 25.458 persona nga grupet e rrezikuara janë vaksinuar falas.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinim, veçanërisht te personat e moshuar, fëmijët dhe të sëmurët kronikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu