Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, të shtunën do të mbajë Kuvend Qendror, përcjell TV21. ASH-krahu i Selës pritet të vendosë nëse do të bëhet pjesë e Frontit Europian, ku tashmë janë Lëvizja Populli e Skender Rexhepit-Zejdi, PDSH-ja e Menduh Thaçit, PDE-ja e Arjanit Hoxhës dhe BDI-ja e Ali Ahmetit.
I pyetur për këtë pas zyrtarizmit të sotëm të koalicionit parazgjedhor BDI, PDSH, PDE, LP, Ali Ahmeti tha se po bisedohet që edhe ASH-krahu i Selës t’i bashkohet Frontit Europian. Ahmeti tha se ditët në vijim pritet që të arrihet një marrëveshje.
“Sigurisht se ditën në vijim do të arrijmë që të jetësojmë, materializojmë. Do të na shihni bashkë të gjithëve, sigurisht që hap pas hapi bëhen punët”, u shpreh Ahmeti.