A e ka marrë malli për PS-në? Ilir Meta shpërthen në të qeshura: Është një kujtim i së kaluarës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte i ftuar në programin “Dola te Ola”. Ilir Meta rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive duke rrëfyer momente shumë interesante dhe të bukura nga rinia e tij.

Ilir Meta dikur ka qenë gazetar. Në program tregoi se ka shkruar te “Gazeta Studenti” për çështjet ekonomike, dhe ka qenë radiokronist në emisionin më të ndjekur të asaj kohe që drejtohej nga Ahmet Shqarri.

Meta kujtoi fillimet e tij në politikë, teksa foli edhe për disa nga takimet më të rëndësishme, sikurse ishte vizita e tij e parë jashtë vendit, në Danimarkë, aty ku dhe PS shënoi kontaktin e parë me socialdemokracinë europiane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu