A e ka pranuar Shkupi ftesën ruse për Unionin EuroAziatik, deklarohet Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka folur lidhur me atë se a kanë pranuar ftesë nga Rusia për t’iu bashkuar Unionit Euro – Aziatik. Ambasadori rus në BE, Vlladimir Çizov dje përmes një deklarate nga Brukseli i bëri ftesë publike Shkupit dhe Tiranës që të bëhen pjesë e këtij unioni, pas dështimit për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE. Kryeministri Zaev ka theksuar se në Qeveri nuk ka arritur asnjë ftesë për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Unionin Ekonomik Euroaziatik (EAEU), informon INA.

“Me siguri ka ndonjë membranë mbrojtëse, mur rreth Qeverisë, dhe është e vështirë të arrihet në një thirrje të tillë. Sepse nuk më shkon as ndërmend një punë e këtillë. Jo, nuk kemi ftesë të këtillë dhe shpresoj se që as do të arrijë”, deklaroi Zaev. EAEU është formuar në vitin 2015 dhe anëtare të saj janë: Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia, Kirgistani. EAEU më 28 tetor nënshkroi marrëveshje për tregti të lirë me Serbinë, ndërsa një marrëveshje të ngjajshme e ka nënshkruar në vitin 2018 edhe me Iranin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu