Kjo këngëtare e mirënjohur e muzikës popullore, për vite të tëra ka arritur një numër të madh fansash, kjo falë dashurisë së madhe ndaj muzikës së saj. Zëri i saj i ëmbël ju ka përcjellë dhe vazhdon të ju përcjellë edhe tash, shkruan rtv21.tv Bëhet fjalë për Ganimete Jashanicën, këngët e së cilës kishin mesazhe të fuqishme, mesazhe këto që tregojnë se me artin shpirtëror, ajo kishte gjetur mënyrën se si të shprehej. Por, a e mbani mend se si dukej Ganimete Jashanica vite më parë?
Madje, për 52-vjeçaren vitet janë vetëm numra. Ganimete Jashanica është e martuar qe sa vite me Ismet Jashanicën dhe kanë dy fëmijë. Në vitin 1986 çika e Prishtinës është martuar në një fshat të Lipjanit, ajo në një intervistë për media ka treguar se kishte arritur të përshtatet shumë mirë dhe të jetë shumë praktike./21Media












Origjinali eshte fotografia me e mire