A ekziston mundësia e një lufte dhe jashtë Ukrainës?

Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto vlerësoi se ekziston mundësia e luftës në Evropë dhe jashtë Ukrainës.

“Sigurisht që ka një mundësi. Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të mbështesim Ukrainën në këtë moment”, tha Haavista në një intervistë për CNN.

I pyetur nëse Ukraina mund të fitojë një luftë kundër Rusisë, Haavisto u përgjigj se ata mund ta përballojnë situatën dhe në këtë kuptim mund të fitojnë gjithashtu.

“Unë mendoj se, natyrisht, ata janë moralisht në një nivel të lartë, ata janë shumë të bashkuar,” tha Haavista, duke shtuar se ukrainasit kanë nevojë për mbështetje.

Duke folur për rendin e ri botëror në të cilin Finlanda nuk mund të ruajë neutralitetin, Haavisto deklaroi se Rusia si vend fqinj po bëhet një kërcënim për sigurinë.

“Unë mendoj se ky është një realitet i ri dhe se arkitektura evropiane e sigurisë është thyer. Është një situatë e re, ka një lloj të ri ‘perde të hekurt’ midis Rusisë dhe vendeve të tjera dhe, natyrisht, ajo bazohet në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës fqinje”, vlerësoi Haavista.

Haavista tha se pushtimi rus i Ukrainës ka “ndryshuar atmosferën e sigurisë” dhe ka ndarë shqetësimet për “bisedimet e lira për armët bërthamore dhe kimike”, të cilat e kanë kthyer botën në gjendjen në të cilën ishte gjatë krizës raketore kubane gjatë Luftës së Ftohtë.

“Ne kemi një ushtri të fortë tradicionale dhe F-35-at tanë po vijnë, por çfarë ndodh nëse kërcënohemi nga armë jokonvencionale,” shpjegoi Haavista shqetësimet e sigurisë së Finlandës.

Finlanda, së bashku me Suedinë, pas dekadash neutraliteti, në samitin e NATO-s të mbajtur këtë javë në Madrid, u ftuan t’i bashkohen kësaj aleance ushtarake, pasi autoritetet e të dy vendeve paraqitën kërkesën për anëtarësim në Aleancë në maj. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu