A është Sergio Ramos lojtari më i mirë spanjoll në histori të Real Madridit?

Sergio Ramos është bërë njëri ndër lojtarët më të suksesshëm në histori të Real Madridit që kur iu bashkua klubit në vitin 2005.

Mbrojtësi ka arritur që të fitojë plotë 22 trofe me Los Blancos, përfshirë këtu pesë tituj të La Ligës dhe katër Liga të Kampionëve.

Në total, ai është vetëm një trofe mbrapa legjendës Paco Gento, që cilësohet spanjolli më i suksesshëm që ka veshur fanellën e bardhë.

Alfredo di Stefano që kishte pasaportë spanjolle gjatë kohës kur luante me Real Madridin, i lejoi atij të fitonte Topin e Artë edhe pse ishte lindur në Argjentinë.

Më poshtë mund t’i shikoni tetë lojtarët që kanë lindur në Spanjë dhe që rivalizojnë Ramosin për atë se cili është spanjolli më i suksesshëm te Real Madridi.

Paco Gento
Presidenti i nderit i Real Madridi që ka luajtur në mes të viteve 1953 dhe 1971. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar 23 trofe, përfshirë 12 La Liga dhe gjashtë Kupa Evropiane. Ka bërë 600 paraqitje, duke shënuar 180 gola.

Raul
Forma e jashtëzakonshme e tij nga viti 1990, bëri që Real Madridi të kalonte në një epokë të artë. Gjatë karrierës së tij 16-vjeçare, nga vitit 1994 dhe 2010, sulmuesi fitoi tri Liga të Kampionëve dhe një titull të La Ligës. Ka shënuar në dy finale. Në total, Raul ka shënuar 323 gola në 741 ndeshje për Los Blancos.

Iker Casillas
Nëse nuk është spanjolli më i mirë te Real Madridi, padyshim se është portieri më i mirë në histori të klubit. Nga viti 1999 deri më 2015, ai ka luajtur 725 ndeshje. Ka fituar tri Liga të Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës.

Emilio Butragueno
Sulmuesi ishte në kohën e artë me Michel Manolo Sanchis dhe Martin Vazquez. Treshja sulmuese e Real Madridi fituan pesë tituj të La Ligës dhe dy Kupa të UEFA-s.

Pirri
Ai ishte i dhënë shumë pas Real Madridi dhe njihej si lojtar që linte zemrën në fushë për skuadrën. Në mes të viteve 1964 dhe 1980, Pirri luajti 561 takime për Los Blancos, duke shënuar 172 gola dhe fitoi Kupën Evropiane në vitin 1966.

Amancio
Një shënues në finalen e Kupës Evropiane në vitin 1966, njihej si driblues i jashtëzakonshëm dhe kishte nuhatje të mirë për gola. Amancio njihet si një lojtar që ka fituar shumë tituj të La Ligës në mes të viteve 1960-1970.

Ricardo Zamora
Portieri kishte luajtur për Real Madridi në vitet 1930-ta, duke qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës në fitimin e titujve. Në kujtim të tij, është vendosur një trofe, që Thibaut Courtois e fitoi në këtë sezon.

Jose Antonio Camacho
Lojtari i parë që mes viteve 1973 dhe 1989, Camacho fitoi nëntë La Liga në 577 paraqitje për Los Blancos. Camacho ishte në një epokë me lojtarë si, Juanito, Santillana, Miguel Angel dhe Vincente del Bosque.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu