A i dhuroi Erdogan libër për Gazën Mitsotakis? Gazetarët zbardhin prapaskenat e vizitës së presidentit turk në Greqi

Në mediat e Lindjes së Mesme është folur se presidenti i Turqisë, Erdogan, ka provokuar me gjestin e tij ndaj kryeministrit grek Mitsotakis, duke i dhuruar një libër të Gazës. Kjo ka ngjallur mjaft debat, nëse kemi parasysh qëndrimet disi kontradiktore të dy vendeve për luftën Izrael-Palestinë. Në lidhje të drejtpërdrejtë në Euronews Now, kanë shprehur qëndrimet e tyre,gazetarët Abdylvehap Ejupi dhe Edmond Guri, lidhur me këtë çështje dhe me ecurinë e takimit Greqi-Turqi.

Sipas gazetarit Guri takimi ishte i koordinuar mjaft mirë, nëse merret parasysh temperamenti i presidentit Erdogan. Megjithatë u duk qartësisht se ishte shumë herë më i kujdesshëm edhe kur ju referua vatrës së agresionit dhe viktimave atje.

“Kemi një ndryshim të klimës midis dy vendeve dhe jo vetëm kaq. Kjo është parë në kontekstin gjeostrategjik, duke vënë re se kemi pasur parasysh tensione të larta, që për fat të mirë nuk ndezin luftë, edhe pse kemi pasur shkëmbim zjarri apo përplasje të anijeve ushtarake. Në çdo rast kemi të bëjmë me një hap shumë të madh, si nga Turqia, ashtu edhe nga Greqia, për kthimin e normalitetit të dy vendeve”, tha Zguri.

Kurse gazetari Abdylhevap Ejupi e komentoi qëndrimin e Turqisë ndaj luftës në Palestinë si mjaft kritik, gjë që u kuptua edhe në takimin mes dy vendeve.

“Qëndrimi i Turqisë është i bazuar mbi të Drejtën Ndërkombëtare. Mendoj se është një qëndrim që çdo vend tjetër duhet të ndjekë, përndrshe do të shohim kolonizim të vazhdushëm,vdekje të gati 20 mijë palestinezëve dhe nuk duket vendi i kësaj targjedie”, tha gazetari.

Sipas tij shembullin e Turqisë po fillojnë t’a marrin edhe vende të tjera si Franca, Spanja, Anglia dhe Irlanda, duke lënë të kuptohet që të njëjtin qëndrim duhet të ndjekë edhe Greqia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu