A ishte Beatrix Ramosaj arsyeja pse Bora Zemani hoqi dorë nga Festivali i Këngës?

Pak javë më parë, një ndër emrat që u përfol se do të prezantonte edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës, ishte Bora Zemani. Thashethemet u përhapën më shumë pas publikimit të një fotoje të moderatores me Ardit Gjebrean, organizatori i këtij edicioni. Më pas, Bora vendosi të mos marrë pjesë për arsye të panjohura.

Së fundmi, po përflitet se arsyeja e tërheqjes nga festivali mund të ketë qenë Beatrix, emër që është përfolur shumë për shkak të lidhjes me Donaldin, ish-it të Borës.

Për më tepër, thuhet se Beatrix do të befasohet duke dëgjuar performancën e vëllait të saj, Albanit, i cili është konkurrent i këtij edicioni.

Nuk dihet nëse këngëtarja do të shkojë në Pallatin e Kongreseve, por produksioni i Big Brother kanë zbuluar se do të ketë një surprizë për konkurrenten mbrëmjen e sotme. Fansat kanë aluduar se ajo mund të shikojë performancën brenda shtëpisë së famshme ose ndryshe ta ndjekë nga afër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu