A janë prishur raportet mes Ziadin Selës dhe Feta Alimit, pas përçarjeve në ASH? Përgjigjet Elmi Aziri

Feta Alimi, njeriu që i shpëtoi jetën Ziadin Selës, më 27 prill të vitit 2017, gjatë ngjarjeve të përgjakshme në Kuvendin e RMV-së, ruan raporte të shkëlqyeshme me z.Sela.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i ASH-së, Elmi Aziri, i pyetur në një intervistë në Alsat, për raportet e Selës me Alimin, pas përçarjeve që ndodhën në ASH.

“zoti Alimi ka raporte të shkëlqyeshme me z.Sela. Mendoj që nuk ka asnjë problem në këtë drejtim. Por, edhe për këtë çështje është mirë ta pyesni z.Sela”, u shpreh Elmi Aziri, në një intervistë për Alsat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu