A je i bindur se “Ballkani i Hapur” nuk bëhet me Serbinë? Befason Rama me përgjigjen

Konspiracione i quajti Edi Rama kritikat e Kosovës për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”. I pyetur sot në Prishtinë, se për çfarë konspiracionesh e kishte fjalën, Rama tregoi se ka marrë pa fund mesazhe në rrjete sociale për këtë iniciativë dhe mospjesëmarrjen e Kosovës në të.

Ndërkohë ka treguar se i pyetur se “pas zhvillimeve në veri të Kosovës, a është i bindur se nuk bëhet “Ballkani i hapur” me Serbinë?”, Rama me përgjigje:

Tani jam edhe më i bindur sa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë. Dhe kur them rruga jonë, rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët dhe ka një dallim sipas meje mes nacionalizimit dhe patriotizmit. Nacionalizmi do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë të duash ta shohësh veten mirë. Natyrisht që kemi një mosdakordsim me Albinin dhe është e rëndësishme ta kuptoni të gjithë, se kjo është një mosdakordim i natyrës politike dhe ne duhet ta shikojmë si të tillë. Për sa ju shikoni dhe për sa ju nuk shikoni, marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre”, tha Rama.

Ka përfunduar, se marrëdhëniet e dy vendeve bazohen në natyrën kombëtare, për të mirën e kombit të përbashkët dhe bashkësive të të dy vendeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu