A je me Musën apo me Alinë?

“Do të shkosh te Musa apo te Alia? ” kjo është pyetja që qarkullon në rrjetet sociale nga simpatizuesit e BDI-së. Kjo pyetje vjen pasi “Grupi i Zjarrit” ka bërë thirrje publike për takimin e parë në teren ku do të nis nga Studeniçani.

Siç mëson InfoShqip “grupi i zjarrit” ende pa e mbajtur takimin e parë mund të dështojë pasi në Studeniçan nuk do të flitet me banorët e kësaj ane, por më shumë ardhacak nga qyetet tjera për të treguar se ky grup ka shumë përkrahës në teren. Thirrjet e mëdha kanë vazhduar sot nga “grupi i zjarrit që në opinion njihet si grupi i Musës” për të marrë pjesë në takimin e parë në Studeniçan, e që janë munduar të mashtrojnë disa simpatizues se gjoja ky takim është në koordinim edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Nesër mund të jetë edhe goditja e parë që mund të mer “Grupi i Musës” nga anëtarët dhe simpatizantët e BDI-së duke e injoruar këtë takim e duke e quajtur si tradhëti ndaj liderit Ali Ahmeti.

Vlen të theksohet se funksionarë e Grupit të Zjarrit janë funksionarë që nga 2002 si Musa Xhaferi që ka qenë dy mandate zv/kryeministër dhe me skandale të mëdha në 2017 me plasjen e bombave, Izet Mexhiti tre mandate kryetar komune me mijra skandale në komunën e Çairit, Blerim Bexheti ministër i Drejtësisë, kryetar komune, Nevzat Bejta ministër, kryetar humbës serik ndaj Rufi Osmanit, Arben Taravarit dhe sot ata kërkojnë llogari nga Ali Ahmeti.

Nesër mund të ndahen dhentë e dhiitë, do jesh me Musën apo do vazhdosh me Alinë? /InfoShqip/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu