“A ka borë, ministër?”, rrëfimi i Radoiçiqit është një moment i mirë për të kujtuar se si gënjente Daçiqi

Milan Radoiçiq, tashmë ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe mjeshtër joformal i veriut të Kosovës, mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe tre serbë nga grupi terrorist.

Ai në këtë mënyrë ka konfirmuar dyshimet që qarkullonin me ditë të tëra, sidomos pasi u shfaq video në të cilën sipas Policisë së Kosovës ishte Radoiçiq.

Dhe ndërsa të gjithë po pyesnin se si nënkryetari i Listës Serbe erdhi në Banjskë me pajisje të plota ushtarake. Një burrë vendosi se ishte më mirë të gënjejë hapur qytetarët e Serbisë duke pretenduar se “videoja është një mashtrim dhe se ai mund të shohë borën”. Bëhet fjalë për ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Ky i fundit e kuptoi sot se ndonjëherë është më e mençur të heshtësh. Deklarata dhe pranimi i Milan Radoiçiqit se ai është përgjegjës për konfliktin e armatosur në Banjskë bie plotësisht në kundërshtim me pretendimin e tij të dy ditëve më parë kur tha se gjithçka ishte një mashtrim, raporton nova.rs.

Në fakt, në video nuk ka borë. Gjurmët e ngjyrës së bardhë janë në fakt ngjyra e gurit dhe këtë e dinin të gjithë ata që u ulën në studion e RTS-it, përfshirë edhe gazetarin, por për askënd nuk kishte rëndësi.

As fakti që në kuadrin e plotë të videos me dron shihet gjelbërimi i plotë i shtatorit.

Në fund, Milan Radoiçiq ka pranuar se ditën në fjalë ka qenë në Banjskë të Zveçanit. Madje, ai ka deklaruar se ka organizuar gjithçka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu