Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se a ka pasur ndikim në zgjedhjen e baxhanakut të tij për anëtar të Komisionit Antikorrupsion, informon INA.
Ai ka thënë se nuk ka pasur ndikim në zgjedhjen e tij, dhe se ai ka konkurruar dhe kualifikuar sikur kandidatët e tjerë.
“Nuk kam ndikim në zgjedhjen e tij. Në përzgjedhje ishin përfshirë deputetë, mediat, përfaqësues të Qeverisë, Avokatit të Popullit, ndërsa në procesin e verifikimit dhe intervistave edhe kandidat nga Akademia e Shkencave dhe Arteve”, theksoi Xhaferi.(INA)










