A ka gisht princi i kurorës në rastin Khashoggi? Ja çka thotë Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk e ka përjashtuar sot se princi trashëgimtar saudit mund të ketë qenë në dijeni të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, por theksoi se kjo nuk i kërcënon marrëdhëniet e palëkundshme mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

“Me shumë mundësi princi trashëgimtar (Mohammed ben Salmane) ka qenë në dijeni për këtë ngjarje tragjike, ndoshta, ndoshta jo!”, tha Trump në një komunikatë.

“Ndoshta ne nuk i dimë të gjitha faktet rreth vrasjes së Jamal Khashoggi. Në çdo rast, marrëdhënia jonë është me mbretërinë e Arabisë Saudite. SHBA-ja synon të qëndrojë një partner i palëkundshëm i Arabisë Saudite”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu