A ka inate brenda BDI-së? Mexhiti thotë se Artan Grubi punon kundër Bujar Osmanit

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, thotë se brenda BDI-së po bëhet një garë mes Bujar Osmanit dhe Artan Grubit se cili do të ngadhënjejë në të ardhmen në parti.

Në një intervistë për Lajm, Mexhiti shprehet se të dy janë në betejë personale mes vete, dhe se madje Grubi punon kundër Bujar Osmanit. Pyetëm Osmanin për këto pohime të Mexhitit, por i njëjti nuk deshi të përgjigjet me arsyetim se në Universitetin e Tetovës ishte i ftuar si Ministër i Jashtëm.

“Këto janë qëndrime partiake, këtu jam si ministër i jashtëm”, tha Bujar Osmani – ministër i Jashtëm.

Fari Hiseni nga koalicioni VLEN, i pyetur se për çfarë ka aluduar kreu i LD-së kur thotë se Grubi punon kundër Osmanit, tha se dy zyrtarët integristë i bashkon interesi, por jo halli i popullit.

“Përderisa nuk ka sinqeritet dhe i bashkon një interes i përbashkët, me siguri në atë drejtim ka aluduar edhe kryetari i partisë. Ata kanë interesin personal, nuk e kanë hallin e qytetarëve dhe përderisa punojnë për interesa personale supozoj se edhe ajo ka qenë ideja e kryetarit”, theksoi Fari Hiseni – koalicioni VLEN.

Akuza të ndërsjella së fundmi nuk kanë munguar as mes Grubit dhe Mexhitit. Përmes një video të postuar në Facebook, Artan Grubi e quajti Izet Mexhitin afrikan, ndërsa Bilall Kasamin rus. Përndryshe sipas asaj që është vërejtur së fundmi, kandidati i BDI-së për president Bujar Osmani, po angazhohet më tepër vet për të bërë një fushatë modeste në prag të zgjedhjeve presidenciale. Ai së fundmi publikoi një video nga vizita tek një i moshuar me të cilin çeli iftarin, por edhe një video duke u ngjitur në malin e Vodnos. Osmani gjithashtu ka hapur edhe një Podcast të cilin e drejton vetë e ku fton personazhe të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu