Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Studimet e Ballkanit (IFIMES) nga Ljubljana, Slloveni, përgatiti një analizë të situatës aktuale politike në Republikën e Maqedonisë Veriore me rastin e Raundit të Dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet më 5 maj 2019. Nga analiza e gjere “Zgjedhjet Presidenciale ne RSM 2019:
Sipas analizës së IFIMES raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale nuk duhet të çojë në konflikte, dhunë dhe ndërhyrje nga faktorë të huaj, kryesisht Rusia, e cila këtë herë, nëpërmjet rrjetit të saj të vendosur në komunitetet me shumicë shqiptare, po përpiqet ta sjellë Gordana Siljanovska Davkova në postin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Analiza e IFMES vazhdon më tej duke theksuar se në zgjedhjet presidenciale, VMRO-DPMNE përpiqet me ndihmën e faktorit rus dhe një pjese të shqiptarëve për të kryer një lloj kundërrevolucioni në përgjigje të “Revolucionit të Shndërruar” dhe për të rivendosur shtetin në një shtet para ndryshimeve demokratike, për të fshirë kujtesën kolektive të asaj që po ndodh gjatë sundimit të VMRO-DPMNE-së, sepse performancat e tij bazohen në shpërfilljen e 11 viteve të sundimit të dy Nikolla Gruevskit (VMRO-DMPNE) –Sasho Mijalkov (VMRO-DMPNE) dhe pasojat katastrofike të sundimit të tyre.
Takimet sekrete të Gruevskit me rusët në Budapest
Prandaj nuk befasojnë as takimet e fshehta të Nikolla Gruevskit me rusët në Budapest. Rusia ende nuk ka hequr dorë, të pengojë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO edhe përkundër Protokollit të nënshkruar për të hyrë në Nato. Këtë e dëshmon edhe rrjeti rus i agjenturës, gjerësisht i përhapur, veçanërisht i pranishëm në mjediset shqiptare në Maqedoninë e Veriut gjatë zgjedhjeve presidenciale. Befason fakti se disa liderë shqiptarë janë përfshirë në aktivitetet e përmendura. Ngjarjet e prapaskenës së politikës maqedonase tregojnë se një pjesë e shqiptarëve ende bashkëpunon në mënytrë të ngushtë me VMRO DPMNE-në dhe mban komunikim/basgkëpunim me Nikolla Gruevskin.
Në këtë drejtim, është risi edhe bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i shqiptarëve me rusët, nëpërmjet Gruevskit, gjë që deri më tash nuk është vërejtur në historinë moderne të shqiptarëve, të cilët marrëdhëniet e4 tyre strategjike i kanë ndërtuara, në radhë të parë me SHBA. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale nuk guxon të sjellë konflikt, dhunë dhe përzierje të faktorit të huaj, në radhë të parë të Rusisë, e cila kësaj radhe, nëpërmjet rrjetit të vet të shpërndarë në mjediset me popullsi shumicë shqiptare, tenton të sjellë Gordana Siljanovska Davkovën, në pozitën e kryetares së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në fakt do të thotë se Nikolla Gruevski është bërë president i atij shteti. Kësisoj, me siguri do t’i nënshtroheshin revizionit Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Marrëveshja e Prespës dhe Protokolli për hyrje në Nato. Rusia punon në mënyrë intensive në pengimin e njohjes kanonike të autoqefalitetit të Kishës ortodokse maqedonase, që pritet të shpejti.










