A mund t’u japë Bideni fund luftërave të përhershme të Amerikës?

Mbajtja e premtimit do të jetë jashtëzakonisht e vështirë – por edhe pasojat e mosmbajtjes së tij. Gjatë javës së kaluar, administrata e Trumpit publikoi planet për t’i kthyer në shtëpi gjysmën e 5.000 trupave amerikane që ishin të vendosura në Afganistan, gjithashtu edhe 500 nga 3.000 anëtarë të shërbimit që tani janë me bazë në Irak. Premtimi, për të cilin administrata u zotua se do ta realizojë deri më 15 janar, ishte i panjohur në mesin e ushtarakëve dhe ekspertëve të mbrojtjes, por ishte një dhuratë e papritur ndaj presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Arsyeja? Përgjatë fushatës së këtij viti, Bideni ka bërë thirrje vazhdimisht për t’u dhënë fund “luftërave të përhershme” të Amerikës; tani presidenti Donald Trump i ka çuar 3.000 trupat e vendit më afër qëllimit të tij. Por Bideni së shpejti do të përballet me një problem më të madh dhe më të vështirë: Si do ta mbajë zotimin e tij kur më në fund do të fillojë ta udhëheqë vendin? Në këtë pikë, gjasat e tij për të pasur sukses nuk duken edhe shumë të mira.

Për ta kuptuar pse, së pari duhet të definohet se çka do të thotë termi luftë “e përhershme” ose “e pafund”. Përgjigja për çudi del se është goxha e vështirë për ta gjetur. Kjo rrëshqitje e shpjegon se pse virtualisht çdo kandidat demokrat për president në garën e këtij viti, dhe kandidati republikan Trump para tyre, ishin të gatshëm për ta përqafuar idenë. E dini që nëse Elizabeth Warren dhe Trumpi mund të pajtohen në një pikë, duhet të jetë goxha e paqartë.

Bideni ka merita pasi të paktën ka provuar ta artikulojë se çka saktësisht do të thotë. Prioriteti i tij më i madhi dhe më i lehti është mënjanimi i më shumë operacioneve luftarake të shkallës së lartë të tilla, si në Afganistan, Irak apo Libi. Kjo duhet të jetë jashtëzakonisht e mundshme: Mbi të gjitha, asnjë luftë e madhe nuk shfaqet në horizont. I vetmi përjashtim i mundshëm është Irani – por edhe sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka dalë kundër idesë së Trumpit për nisjen e sulmeve në kompleksin kryesor të Iranit javën e kaluar.

Fundi i mbështetjes amerikane ndaj luftës së udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, sikurse ka premtuar edhe Bideni, mund të arrihet goxha lehtë; madje edhe disa senatorë republikanë pajtohen për këtë.

Por, përveç kësaj, gjërat ndërlikohen më shumë. Përparimet e definojnë përfundimin e luftërave të përhershme shumë më në mënyrë të shtrirë sesa që e definon Bideni. Për shembull, Matt Duss, këshilltar i politikave të jashtme i senatorit të Vermontit, Bernie Sanders, përfshin formalisht konfrontimin e të gjitha aspekteve negative te luftës në terror, përfshirë përdorimin e torturës, vrasjet e caktuara dhe bashkëpunimin me qeveritë autoritative: një proces që mund të bëjë mrekulli për politikat amerikane për një periudhë të gjatë, por mund të vërtetohet shumë përçarëse dhe kundërthënëse në periudhë të shkurtër që vështirë se Bideni do të ketë forcë për të.

Zemërim

Ndërsa, vendosmëria e presidentit të zgjedhur është të mbajë prani të fuqishme kundër terrorizmit për rreth botës, që do të mund të shkaktojë zemërim në mesin e disa nga aleatëve të tij nga e majta, që i përfshijnë operacionet kundër terrorizmit në definimin e tyre të luftërave të pafund. E edhe nëse do të donte ta bënte, ekzistojnë disa arsye të forta se pse Bideni do ta kishte të vështirë që t’u jepte fund këtyre misioneve luftarake të larta – që së fundmi më 2018 janë përfshirë luftimet në 15 vende të ndryshme – dhe për t’i kthyer në shtëpi shumicën e trupave amerikane.

Së pari, siç kanë treguar 20 vjetët e fundit, grupet si “Al-Qaeda” dhe “Shteti Islamik” janë shumë të mira për ta ndërruar formën, duke kaluar në vende të reja me qeveri të dobëta dhe qytetarë shumë të zemëruar, pastaj duke e përdorur atë zemërim për qëllimin e tyre përfundimtar të xhihadit global. Përderisa bëjnë diçka të tillë, ata krijojnë sulme të reja ndërkombëtare të rrezikshme në proces.

Së dyti, çdo president amerikan që merr pushtetin duke premtuar qasje më paqësore ndaj politikave të jashtme, pashmangshëm preket nga realiteti, kur lindin sulmet e papritura, apo gjeneralët e tij fillojnë t’i vënë në dukje pasojat potenciale shkatërruese për t’i braktisur apo për t’i shmangur konfliktet ekzistuese.

Ashtu si Kori Schake, kryesues i studimeve të politikave të jashtme dhe mbrojtëse në Institutin Ndërmarrës Amerikan, më ka thënë: “Është shumë më e lehtë ta kritikojmë praktikën se si merremi me sulmet ku ata janë duke ndodhur kur nuk jeni përgjegjës për të menduar që rreziku do ta bëjë më keq”.

Përkrahja e domosdoshme

Një pjesë e madhe e amerikanëve mund ta përkrahin kthimin e trupave amerikane dhe t’i mbajnë ata atje.

Por a vërtet doni të jeni president i afganëve që vuajnë për kaq shumë kohë nga përuljet e talebanëve? Apo presidenti që e pranon rrezikun që kthimi prapa i ushtrisë amerikane mund të nxisë konflikte të reja apo madje edhe sulme terroriste në Perëndim (një rezultat i largët, por jo i pamundshëm)? Ndërsa, le të themi se jemi zotuar për t’i përkrahur të drejtat e njerëzve – sikurse është zotuar Bideni, si çdo kandidat demokratik – dhe një raund tjetër i spastrimit etnik fillon diku. Vërtet do të rrini duarkryq dhe vetëm do të shikoni?

Përgjigjja ndaj tërë këtyre pyetjeve është ndoshta jo – që është arsyeja se pse presidenti Barack Obama, për shembull, mori pushtetin duke bërë premtime të ngjashme, por përfundoi duke dërguar më shumë trupa në Irak dhe Afganistan, u përfshi në luftën civile të Sirisë dhe ndihmoi në rrëzimin e Muammar al-Gadafit të Libisë.

Pra, çfarë duhet të bëjë Bideni që të jetë i mirë në përpjekjet e tij? Si president, ai i ka tri opsione kryesore. I pari mund të quhet qasja e Jim Jeffries: vetëm të gënjejë. Sikurse Jeffries, një diplomat i respektuar, i cili u tërhoq pas përpjekjes së veçantë për Sirinë dhe luftës kundër “Shtetit Islamik”, ka thënë në një intervistë javën e kaluar, se ekipi i tij vazhdimisht e vendosi Shtëpinë e Bardhë rreth numrave të vërtetë të trupave amerikanë në Siri – një numër që vazhdoi të jetë shumë i madh sesa 200 anëtarë shërbimi që Trumpi kishte menduar se po i linte atje pas.

Në tjetër qasje më e vogël për luftërat që nuk përfundojnë kurrë do të ishte të bëhet çka shkencëtari i politikës, Charli Carpenter, dhe shumë studiues dhe avokues të tjerë kanë sugjeruar gjatë 20 vjetëve të fundit: të trajtohet terrorizmi global si problem ligjor dhe të përdoren mjetet ndërkombëtare të fuqizimit të ligjit për ta sulmuar atë. Por kjo mundësi bart aq shumë rreziqe dhe probleme potenciale – politike dhe teknike – dhe do të ishte ndryshim aq radikal nga politikat afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa që është vështirë për ta imagjinuar një udhëheqës të moderuar i orientuar drejt konsensusit, si Bideni për ta përqafuar atë.

Këshillat e Sandersit

Zgjedhja më e mirë për Bidenin mund të jetë që t’i ndjekë këshillat e Sandersit dhe Pete Buttigieg, ish-kryetar i South Bend dhe të përqendrohej në proces: përmirësimi i procedurave që qeverisen kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përdorin forcën dhe përmirësimi i transparencës së sistemit. Sandersi dhe Buttigiegu janë shqetësuar se një hap i parë kritik do të mund ta shtyjë Kongresin që ta rifillojë detyrën e tij kushtetuese për të vendosur se kur shkojnë në luftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo qasje do të kishte merita të dukshme: Virtualisht të gjitha operacionet ushtarake amerikane të 19 vjetëve të fundit janë drejtuar nën legjislacion, të quajtur Autorizimi për Përdorim të Forcës Ushtarake, i kaluar më 2001 për t’i dhënë administratës së George W. Bushit liri veprimi të gjerë në reagimin e tij ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Kjo është absurd; ligji nuk duhet kurrë të lejohet që t’i justifikojë gati dy dekada të luftërave përreth globit, në vende të ndryshme si Nigeria dhe Filipinet.

Por edhe strategjia e Sanders/Buttigieg do të ballafaqohej me probleme. Duke filluar nga fakti që Kongresi nuk ka treguar pothuajse fare interes për të marrë më shumë përgjegjësi për luftërat e Amerikës. Përpjekjet nga senatori demokrat i Virgjinias, Tim Kaine, dhe disa të tjerë për ta paraqitur legjislacionin për ta shfuqizuar AUMF-në e 2001-s (dhe ligjet e tjera të ngjashme që kanë kaluar më 2002, që e kanë bërë të mundur luftën në Irak) janë shtruar poshtë çdo herë e më shumë. Kongresi ka parapëlqyer për t’ia lënë vendimet e vështira Shtëpisë së Bardhë dhe ta kritikojë kur gjërat të shkojnë keq. Është e vështirë ta imagjinojmë se pse shumica e legjislacioneve do ta braktisnin këtë qasje, cinike ashtu siç është, së shpejti.

Krejt kjo do të thotë se Bideni nuk ka gjasa të bëjë shumë progres në atë që ishte një nga pozitat e politikave kyç të jashtme që i ka marrë gjatë fushatës – një e cila u bë shumë e famshme me përkrahësit e tij. Në kolumnen time të radhës, do të flasë se çfarë mund të tregoj ky dështim për aftësinë e Bidenit për t’i mbajtur përparimet që janë pjesë kyç e koalicionit të tij. Tani për tani, mjafton të themi se sa më shumë që zgjasin luftërat e përhershme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – dhe amerikanët kthehen në shtëpi me çanta shpine – aq më shumë do ta paguajë çmimin Bideni. Rreziqet kombëtare të sigurisë së tërheqjes mund të jenë varri – por edhe mund te ketë rreziqe politike nëse nuk veprohet kështu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu