A është bërë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, bashkëpunëtor i organeve shtetërore dhe gjyqësore, ku dilemat janë paraqitur në opinion, pas dënimit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski me dy vite burg dhe arratisjen e tij ne Hungari. Portale të afërta me udhëheqësinë aktuale të VMRO-DPMNE-së kanë shkruar se ndërsa Gruevski është dënuar dhe arratisur, Mijallkov nuk dërgohet as në paraburgim e as nuk i është marë pasaporta që e posedon.
Kryeministri Zoran Zaev nuk ka dashur të komentojë se pse Mijallkov nuk dërgohet në paraburgim, në përgjigjen e tij Zaev tha:
“Ndoshta dikush është bashkëpunëtor i drejtësisë, flas për të gjithë të akuzuarit. Nuk është korrekte unë të di, e as nuk dua të di”, ka thënë Zaev, shkruajnë portalet në gjuhën maqedonase.










