Qytetarët e Mekës mirëpresin miliona musafirë nga e gjithë bota, me nikoqirllëkun që rrallëkund gjindet.
Si qendra e besimit Islam, Meka mirëpret muslimanët për pelegrinazhin e Haxhit dhe Umres, dy rituale fetare që shënojnë një pikë tejet të rëndësishme për praktikuesit e Islamit.
Por haxhilerët nga mbarë bota janë duke u shqetësuar për ndërtesat e larta që po ngrihen në qytetin e shenjtë, me efekt humbjen e trashëgimisë që ato sjellin në mënyrë të pashmangshme.
Trendi shqetësues vazhdon te rritet pavarësisht zotimeve nga autoritetet, të cilët thonë se janë “rrugës për të kufizuar ndërtimin e tyre”.
Ndërsa banorët shqetësohen se vendet më të shenjta të Islamit janë duke u zhdukur pas rrokaqiejve, dhe më shumë se 2.5 milion muslimanë nga mbarë bota vërshojnë në rrugët e ngushta të Mekës për pelegrinazh çdo vit.
Kulla e orës së Mbretit Abdulaziz e cila është pranë Xhamisë së Madhe, ka qenë pika qendrore e kritikës.
2010
“Ajo që na pengon është se dizajni i jashtëm nuk është tradicionalisht arabisht … Ajo që ata ndërtuan e bënë të duket si ndërtesë në Australi, ajo nuk jep një ndjenjë të arabëve dhe Mekës”, thotë Wafa Sobbet, 50 vjeç, e cila erdhi nga Sidneji për ne Haxh.
“Kjo kullë nuk respekton dinjitetin, shenjtërinë dhe kulturën e Qabesë … ajo ka shkatërruar një mal të tërë”, thotë ajo.
Foto:











