A po merr fund koalicioni mes VMRO-DPMNE dhe ASH në Shkup?

A po merr fund koalicioni midis VMRO-DPMNE dhe ASH në Qytetin e Shkupit, pas shkarkimit të drejtorit të N.P. “Higjiena Komunale” në Shkup, Zudi Enuzi nga ASH nga ana e kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Nënkryetari i ASH-së, Arben Taravari theksoi se pas këtij vendimi personalisht është për shkëputjen e koalicionit, por ai mori përgjigje nga Arsovska se nuk toleron qasje të tillë dhe se Taravari mund të përzihet vetëm në Gostivar.

Drejtori i qendrës për informim të ASH-së, Arben Zeqiri theksoi se gjithçka do të vendoset. Në mbledhjen e kryesisë qendrore lidhur me ate se a do vazhdoj bashkëqeverisja në Qytetin e Shkupit. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu