A po organizon Zaevi puç në LSDM? Ja si i komenton Kovaçevski zërat

LSDM pas humbjes në zgjedhjet lokale të vitit 2021, është tashmë një parti e konsoliduar, e cila politikat e saj i ndërton në kuadër të organeve zyrtare dhe është kthyer në shtigjet fituese, deklaroi sot kryeministri njëherë edhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Konsolidimi, theksoi Kovaçevski, u konfirmua përmes numrit të madh të tribunave, gjithsej 79 në të gjithë vendin, dhe me fitoren në zgjedhjet për kryetar komune në Mavrovë-Rostushë dhe përmirësimin e rezultateve në zgjedhjet për këshilltarë në Komunën e Tetovës.

Lidhur me akuzat për puç të Zoran Zaevit në LSDM, Kovaçevski tha se nuk dëshiron të komentojë për to, duke pasur parasysh se vetë ish-kryetari i LSDM-së dhe kryeministri i ka mohuar.

I pyetur për raportin e tij me Zoran Zaev, Kovaçevski tha se raporti i tij me të gjithë kryetarët e mëparshëm të LSDM-së është në nivelin e komunikimit me njerëzit që janë përfshirë, si në zhvillimin e partisë ashtu edhe në zhvillimin e shtetit.

“Të gjithë kanë mbajtur poste të larta shtetërore dhe sigurisht përvojën që kanë, nëse është e nevojshme, di të konsultohem me ta. Shumica e kryetarëve kanë marrë pjesë edhe në tribunat që kemi pasur si parti politike gjatë muajve tetor, nëntor dhe dhjetor dhe kështu kanë shprehur mbështetjen e tyre”, tha Kovaçevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu