A po pëson Turqia një fiasko në Libi: Ministrja e jashtme libiane u bëri thirrje forcave turke të largohen nga Libia, kërkon ndihmën e Italisë

Ministrja e jashtme e Libisë, Nayla El-Mangoush, i bën thirrje Turqisë të tërheqë forcat nga Libi. “Stabiliteti, paqja dhe siguria” janë përparësitë kryesore të Libisë përpara zgjedhjeve të ardhshme të vendit, tha Ministrja e Jashtme Niila El-Mangoush në një takim me ligjvënësit italianë, transmeton InfoShqip.

Duke folur në një seancë me Komitetitin Italian të Punëve të Jashtme, El-Mangoush tha se qeveria e përkohshme libiane synon të “flasë me të gjithë në të njëjtën mënyrë dhe të vendosë një axhendë të re në tryezë”.

Paqja dhe siguria nuk do të jenë të mundshme pa mbështetjen rajonale dhe ndërkombëtare,” shtoi ministrja.

Gruaja e parë që shërben si Ministre e Punëve të Jashtme të Libisë iu drejtua deputetëve italianë në një fjalim që zgjati më shumë se një orë, ndërsa ata e pyetën atë për pikëpamjet e kabinetit të saj mbi çështjet e marrëdhënieve të Libisë me Italinë, si dhe luftën kundër imigracionit të paligjshëm.

Ajo tha se Libia po merrte përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të migrantëve në territorin e saj, por i bëri thirrje komunitetit global të miratojë një “qasje të ndryshme dhe alternative” për të ndaluar rrjedhën e imigrantëve të paligjshëm që kalojnë kufijtë jugorë të vendit.

Emigracioni i paligjshëm është një temë e gjerë . Sidoqoftë, nuk është vetëm një çështje libiane, por një çështje rajonale dhe ndërkombëtare “, tha El-Mangoush.

Unë i kërkoj bashkësisë ndërkombëtare të jetë praktike dhe proaktive: Ju keni nevojë për një strategji që është në përputhje me fazën aktuale. Fajësimi i Rojës Bregdetare është i padobishëm. Ne kemi një fluks migrantësh që vijnë nga vendet afrikane. Ne nuk e dimë kush po vjen: Ata mund të jenë kriminelë ose të sëmurë.

Ne jemi kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe jemi të pikëlluar nga gjendja e këtyre migrantëve, por Libia është një vend tranzit për flukset migratore dhe burimet tona janë të kufizuara.

Çfarë mund të kërkoni nga njerëzit në prag të urisë? Si mund të ndihmojnë këta njerëz dikë që vjen nga jugu nëse ata vetë kanë nevojë për ndihmë? Ju lutemi mos na fajësoni, por përpiquni të kuptoni situatën e vështirë me të cilën po përballemi. Ne kemi burime të kufizuara dhe politika të vjetruara për t’u marrë me to” – shtoi ministrja, trasnmeton InfoShqip.

Duke folur për tërheqjen e forcave të huaja nga Libia, ministrja tha se besonte se kjo nuk do të ndodhte brenda një dite, por do të ishte rezultat i negociatave të gjata. Sidoqoftë, ajo beson se dialogu me disa vende të përfshira “na jep shpresë“.

Ne i kërkuam të gjithëve, përfshirë Turqinë, për bashkëpunim në mënyrë që të hiqen të gjitha forcat e huaja nga toka libiane. E ardhmja jonë e sigurt varet nga tërheqja e forcave të huaja.

El-Mangoush tha se qeveria libiane dëshiron të shohë një rol edhe më të madh për Italinë në zgjidhjen e krizës libiane, në mënyrë që të ndalojë ndërhyrjet e huaja dhe të ndihmojë Libinë të heqë qafe të gjitha forcat e huaja. Ajo i bëri thirrje Italisë për të ndihmuar në zonat ekonomike, mjekësore dhe kulturore, duke përfshirë rindërtimin e qytetit të vjetër të Tripolit dhe ndërtesave antike të dëmtuara nga lufta në Bengazin qendror.

Vetëm italianët mund të bëjnë një punë të mirë,” shtoi ministrja. Ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga pala turke ndaj deklaratave të tilla provokuese nga ministrja e re libiane, por reagimet ndaj deklaratave të tilla nuk do të jenë aspak të këndshme.

Para arritjes së një marrëveshje me Turqinë për ndihmë ushtarake kur kryeqyteti ku Tripoli ishte në rezik të rënies tek forcat e udhëhequra nga Haftar, Libia kërkoi ndihmë nga fuqitë e mëdha, duke përfshirë Italinë dhe Shtetet e Bashkuara, për të ndaluar ofensivën e forcave të Haftar nga lindja, e cila rrethoi kryeqytetin Tripoli. Askush përveç Turqisë nuk i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese libiane.

Përveç kësaj ndihme, Turqia i dhuroi dronë forcave libiane, duke marrë përsipër të krijonte një ushtri të rregullt dhe profesionale libiane nga policët e atëhershëm të Qeverisë së Unitetit Kombëtar (GNA) nga Tripoli./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu