Në Lyon, Muzeu i Artit Bashkëkohor shfaqi një video shumë të rëndë të disa pulave të cilat djegen për se gjalli. Kjo ekspozitë shkaktoi zemërimin e grupeve të të drejtave të kafshëve. Artisti mbron qasjen e tij.
Ko ngjarje ka shkaktuar polemika të mëdha. Muzeu i Artit Bashkëkohor (MAC) ka zemëruar grupet e të drejtave të kafshëve duke ekspozuar, që nga 8 marsi, një video e pulave të djegura. Këto imazhe janë vepra e artistit Adel Abdessemed, i cili e ka quajtur ekspozitën “Antidote”.










