ASH për Marveshjen e Ohrit: Qëllimi nuk është arritur, nuk ka përfaqësim adekuat dhe të drejtë apo barazi mes popujve

Marrëveshja e Ohrit është dokumenti që bëri një ndryshim në vend dhe kishte për qëllim promovimin e barazisë ndërmjet popujve dhe zhvillimin e vendit dhe qytetarëve të tij. Shumë të rinj dhe të reja sakrifikuan jetën për këtë dokument, shumë vendbanime u dëmtuan rëndë dhe ende po i ndjejnë pasojat, njofton Aleanca për Shqiptarët, transmeton InfoShqip.

Sot, 21 vite nga nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, ende nuk është arritur qëllimi në asnjë nga shtyllat e këtij dokumenti, ndërsa në disa prej tyre kemi një kthim prapa. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat jo vetëm që nuk është arritur, por është devijuar dhe zëvendësuar nga përfaqësimi partiak i funksioneve të larta dhe kyçe për sistemin. Sot jo vetëm që nuk ka barazi mes kombeve, por nuk ka as drejtësi individuale për qytetarët.

Në sferën ekonomike jo vetëm që është rritur varfëria, por është thelluar edhe diskriminimi në shpërndarjen e buxhetit në baza etnike. Shqiptarët sot kanë probleme financiare, ndërkohë që vetëm ata u bënë milionerë nga qeveria. Moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe fryma e saj çoi në rritje të krimit dhe korrupsionit, kryesisht në dëm të qytetarit shqiptar.

Për të kuptuar më qartë dështimin e qeverive të këtyre dy dekadave, me në krye BDI-në, mjafton të kujtojmë se një fëmijë i lindur në vitin 2001, sot në moshën 21 vjeçare ndërpret studimet dhe largohet nga vendi, duke nisur rrugën për puna. Shumë nga bashkëmoshatarët e tij janë fëmijë të luftëtarëve të rënë që u sakrifikuan për këtë marrëveshje dhe shumë gra që sot kanë mbetur pa bashkëshortë kanë dërguar edhe djemtë e tyre.

“21 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, BDI-ja në pushtet po mburret me shpërnguljen e të rinjve dhe investimet e pakta të biznesmenëve privatë, duke tentuar t’ua vjedhë punën dhe sakrificën e tyre”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu