AAK dhe Vetëvendosje arrijnë marrëveshje koalicioni

AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur koalicion në qytetin e Istogut. Këtë e ka bërë të ditur Gani Dreshaj i AAK-së, duke shkruar se “AAK dhe Vetëvendosje, në Istog nuk kanë fare dallime”.

Për ta bërë edhe më të madh dyshimin se koalicioni mund të arrihet edhe ndërmjet Kurtit e Haradinajt, Gani Dreshaj ka shkruar se, “Uroj që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdoj edhe në qendra të mëdha”.

Postimi i plotë: “AAK dhe Vetëvendosje, në Istog nuk kanë fare dallime. Bashkë me Florimin, njeriun e Vetëvendosjes dhe vlerave në Istog, arritëm një lloj koalicioni. Uroj që kjo frymë bashkëpunimi të vazhdoj edhe në qendra të mëdha. Në rast se nuk bëhet, unë Gani Dreshaj dhe Florim Dreshaj, do e bëjmë Qeverinë Dreshaj. E rëndësishme që Kosova të ketë institucione.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu