Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: Vuçiç është gati të ulet në tryezë me Kosovën, por ja për cilën arsye

Abazoviç ka zbuluar më tej rreth bisedimeve me presidentin serb, teksa është shprehur se Vuçiç është gati të ulet në tryezë me Kosovën për Open Balkan.

Ju jeni një ndër mbështetësit e fortë të Open Balkan, çfarë ka fituar Mali i Zi?

Ne nuk jemi bërë pjesë e Open Balkan dhe kjo ësstë një temë e madhe. 72 iniciativa rajonale kemi që ekzistojnë, mua duhet të më shpjegojë dikush se përse refuzohet të kemi edhe një tjetër?

Sepse Serbia nuk ul Kosovën si të barabartë në tryezë.

Kjo nuk është e vërtetë, unë vetë kam folur për këtë temë me Vuçiçin, i kam thënë a jeni ju të gatshëm që Kosova të ulet në tavolinë me ne e përgjigjia ka qenë po. Kush kishte garanci që edhe ne do të trajtoheshim njësoj. Nëse dikush e refuzon atë gjë, na refuzon edhe neve. Kam marrë tre pjesë në samitet e Open Balkan, iniciativa ishte e hapur për të gjashtë shtetet. Thotë dikush nëse shumë në Open Balkan do të vinë produktet nga Serbia e Shqipëria e ne nuk do të prodhojmë më. Edhe sot po të hush në marketet shqiptare ka produkte malazeze, çfarë domethënë kjo, ne as nuk jemi në Open Balkan. Open Balkan është shumë liberal. Nëse nuk dakordësohemi për diçka çdo gjë është në rregull.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu