Abazoviq: Mali i Zi duhet ta ketë një president të ri, pse mos te jetë një grua në këtë post

Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq tha sot se shpreson që Mali i Zi të ketë një president të ri përmes zgjedhjeve presidenciale.

Ai tha se do të ishte mirë që të ishte një kandidat i përbashkët dhe nga radhët e shoqërisë civile, raporton rtcg.

“Gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë një president të ri dhe të jetë një kandidat i përbashkët. Kjo do të ishte e mrekullueshme. Do të ishte gjithashtu domethënëse nëse do të ishte një zonjë”, tha Abazoviq.

Duke folur për rinisjen e negociatave për formimin e një qeverie të re nga shumica parlamentare që doli prej zgjedhjeve të vitit 2020, ai tha se është i gatshëm të dëgjojë propozimet, nëse ka të tilla.

“Nëse ka një propozim konkret se si duhet të duket, jam më se i gatshëm të dëgjojë. Vetëm mos të flasim kot”, ka thënë Abazoviq.

Ai shpreson se presidenti i ri do të jetë më bashkëpunues në arritjen e interesave kombëtare të Malit të Zi.

Ndryshe, Milo Gjukanoviq është president i Malit të Zi që nga viti 2018 gjersa të njëjtin post e ka mbajtur edhe gjatë viteve 1998-2003. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu