Abazoviq në Beograd: I nderuar që vizitën e parë në rajon e kam në Serbi, do të nisim një faqe të re

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq sot në Beograd është lutur që vendi i tij të bëhet pjesë e Open Ballkan si dhe është shprehur gatishmëria për rivendosjen e marrëdhënieve midis dy vendeve, duke e hapur një faqe të re të bashkëpunimi.

Ai gjatë kësaj vizite u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministrja Ana Brnabiq, ndërsa më pas u takua edhe me presidentin Aleksandar Vuçiq.

“Vizita është shumë e rëndësishme për ne, shpresoj se me këtë vizitë do të arrijmë atë që e di që dëshirojmë si kryeministra, e kjo është të rivendosim marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe të hyjmë në një epokë vërtet të mirë dhe më të mirë”, tha Brnabiq në një konferencë shtypi me Abazovic.

Kryeministri malazez Dritan Abazovi tha se ishte i nderuar që vizitën e tij të parë në rajon e kishte në Beograd.

“Ne jemi këtu për të kthyer një faqe të re dhe për të ngritur marrëdhëniet tona politike dhe të përgjithshme në nivelin më të lartë,” tha Abazoviq.

Siç theksuan Brnabiq dhe Abazoviq, në takime janë diskutuar të gjitha temat e hapura që kanë të dy vendet, si nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe, çështja e shkëmbimit të ambasadorëve në Beograd dhe Podgoricë, e cila , sipas Brnabiq, “do të zgjidhet së shpejti” dhe ekstradimi i ish-presidentit të bashkimit shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi Svetozar Maroviç në Mal të Zi.

Në takim u diskutua edhe për vendosjen e operacioneve të pagesave ndërmjet dy vendeve, energjinë, lidhjen e infrastrukturës, ndërsa Brnabiq i bëri thirrje sot Abazoviqit që Mali i Zi t’i bashkohet nismës Ballkani i Hapur.

“Dua të falënderoj Abazoviqin që u afrua me zemër të pastër për të parë përfitimet e nismës Ballkani i Hapur dhe që ishte në takimin në Ohër. Unë jam ofruar që të jap të gjitha informatat për atë iniciativë dhe llogaritjet që kemi për përfitimet që sjellë Ballkani Hapur dhe sot i bëjmë ftesën që të na bashkohen”, tha Bërnabiq.

Abazoviq përmendi rëndësinë e rrjetëzimit dhe gazifikimit, për të cilin është ideal porti i Tivarit, i cili do të lidhej me gazsjellësin nga Shqipëria, që do të ishte një diversifikim i pjesshëm dhe kujtoi se Mali i Zi ka një kabllo në Itali për import dhe eksport të elektricitet. Ai vlerësoi se për Malin e Zi është e pranueshme iniciativa nga Ohri për ndërtimin e përbashkët të objekteve energjetike që do të mundësonin shfrytëzimin e energjisë sipas përqindjes së pronësisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu