Abbott: Mirënjohës për mikpritjen e Kosovës ndaj afganëve

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka shprehur mirënjohjen ndaj Kosovës për pritjen që u bëri refugjatëve afganë pak orë më parë.

Abbott thotë se është ndjerë i nderuar që ishte në Aeroportin e Prishtinës gjatë kohës sa mbërrin 111 afganë për strehim në Kosovë, njofton KlanKosova.tv.

“Ndihem i nderuar që isha në aeroportin e Prishtinës këtë mbrëmje, pas takimit me të evakuuarit të parë nga Afganistani që po mbërrijnë në Kosovë. Mirënjohës për mikpritjen kosovare”, ka shkruar Abbott.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu