Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit dhe deklaratave të zyrtarëve të partisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, të cilët paralajmëruan lëvizje për udhëheqjen e subjekti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i LDK-së ka kritikuar qasjen e kolegëve të tij, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe duke theksuar se ambiciet personale po vendosen para interesit shtetëror.
Reagimi i plotë i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku:
S’rrotullohet shteti për një ambicie.
Mendoja se e kanë për parime e për Kosovë; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje!
LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete.
Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!










