Një reporter televiziv spanjoll u rrëzua përtokë nga një dallgë e fuqishme ndërsa raportonte për gjendjen e trazuar të detit, transmeton Gazeta Metro.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë; uji kaloi mbi murin mbrojtës të bregut dhe goditi atë si dhe kameramanen që e shoqëronte.
Ngjarja ndodhi në Ondarroa, në Vendin Bask të Spanjës, ku gazetari Sergio Ovejero po raportonte për emisionin “Euskadi Qudate” të kanalit ETB2.
Derisa Live ekipi po xhironte përgjatë bregdetit kur një dallgë e papritur vërshoi mbi shëtitore, duke ndërprerë raportimin live./gazetametro.net










