Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë me veprime të veta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me gjendjen e re të krijuar në veri të vendit. Abdixhiku tha se tashmë janë bërë afër një javë që Kosova është futur në një gjendje të te re të ushtrimit të sovranitetit të vetë në të gjithë territorin, teksa shtoi se në 17 për qind të territorit, ky sovranitet ka filluar të marrë goditje.

Tutje, ai në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova tha se burimi i problemeve në veri është Beogradi dhe se tendencat e Serbisë për destablizimin e Kosovës s’janë të reja, teksa shtoi se vendi ka rënë në kurthin e Serbisë.

Ka një masë të organizuar të autoriteteve serbe në veri të koordinuara në Beograd për të sabotuar Kosovën. Por, kjo tendencë e Serbisë s’është e re për Kosovën. Në 23 vitet e fundit Serbia ka provuar të sabotojë Kosovën edhe në pjesën jugore e sidomos në veri e jo rrallë ka arritur të krijojë tensione, si ai me tren, barrikadat”.

“Arsyeja e një burimi të tillë është intensiteti i madh i faktorit ndërkombëtar rreth cështjes së Kosovës dhe Serbisë dhe kjo bëhet për dy mundësi. E para që të rritë kërkesën për një marrëveshje finale dhe e dyta që ta kurthojë Kosovën në veprimet e veta që ajo mund t’i ketë. Fatkeqësisht, besoj që janë të dyja dhe besoj se Kosova ka rënë në këtë kurth të Serbisë”, është shprehur Abdixhiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu