Abdixhiku: Kurti e do krizën, një kryeministër që bën autogol

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklarimeve të fundit të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Abdixhiku ka thënë se Kurti po flet për luftë e jo për investime.

“Ky është lajmi i mediave ndërkombëtare për Kosovën sot. Jo për investime, jo për integrime, por për luftë në Kosovë. Kaq për mesazhin tonë nëpër botë. Dhe kështu, me mjeshtërinë e sherrit të një axhamie, ai arriti t’i bëjë konkurrencë të fortë lajmeve të mira që vera kulturore e Prishtinës dhe Kosovës ka prodhuar në po të njëjtat media tash e sa kohë.Ky njeri e dëshiron krizën. E ëndërron protagonizmin tek paniku. Sikurse Vuçiqi, investimet tek shteti i të cilit natyrisht se nuk ndalojnë, edhe ky flet për një Kosovë të luftës, krizës e frikës. Çfarë të duhet propaganda e kundërshrarëve të shtetit, kur ke një kryeministër që të bën autogol?!”, shkroi Abdixhiku./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu