“Acarrohen marrëdhëniet Bullgari-Maqedoni”, Radev: Nuk kam pse të takohem me Mickoskin

Kryeministri bullgar Rumen Radev ka refuzuar një takim me homologun e tij maqedonas Hristijan Mickoski. Në një deklaratë për mediat bullgare, ai tha se nuk ka çfarë të diskutojë me Mickoskin, sepse problemi nuk është bilateral.

Ai gjithashtu kritikoi rastin e djegies së automjeteve të ambasadës bullgare, por pranoi se gjatë vitit të fundit shumë liderë evropianë kanë shprehur dyshime për qëndrimet bullgare, duke komentuar se disa nga qeveritë e mëparshme në Bullgari nuk e kanë bërë si duhet punën e tyre.

Deklarata e Radеv vjen pas fjalimit të djeshëm të kryeministrit Mickoski, i cili tha se nuk ka forcë që mund ta detyrojë të pranojë ndryshime kushtetuese pa marrë garanci paraprake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu