‘Fati i Ramës është i vendosur në 3 yje…”/ Nazarko: Nëse SPAK, bashkësia ndërkombëtare dhe protesta vendosen në të njëjtën vijë, vjen edhe rrëzimi i kryeministrit

Analisti Mentor Nazarko e shesh rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, si një mundësi nëse do të kishte një vendosje të SPAK, bashkësisë ndërkombëtare dhe protestës në të njëjtën vijë.

Nazarko gjatë intervistës në studion e “News24” u shpreh se fati i kryeministrit Edi Rama ‘është i vendosur në tre yje’ që sipas tij nëse do vendoseshin në të njëjtën vijë, Rama nuk do ‘mbijetonte politikisht’.

“Fati i tij është i vendosur në tre yje që po u vendosen në të njëjtën vijë mund të sillnin rrëzimin e tij. Është SPAK, bashkësia ndërkombëtare , perëndimore dhe protesta. Nëse këto vendosen në një vijë, sigurisht ai nuk mund të mbijetonte dhe kjo është një çështje që po tregon shkëputje graduale”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu