Adelina Marku: Nuk i falet topuzi i trasheguar dikujt që të shtyp

Publicistja e njohur për opinionin publik  Adelina Marku reagon pas revoltës së shprehur dje nga akademiku Izet Zeqiri, ku ai pas mirëpritjes së Nikolla Gruevskit që ju bë nga banorët e Shipkovicës u ” trondit ” nga kjo mirëpritje dhe se pas kësaj vizite do ta t’ja  jepte  Nikolla Gruevskit  topuzin e gjyshit të tij që ai ti shtypte edhe më shumë, shkruan InfoShqip,com.

Ja se çfarë shkruan Adelina Marku:
Adelina Marku: Kur akademiku bën keshtu vleresimi, populli bie ne defetizem. Ti miku im nuk do ia falesh topuzin atij, sepse nuk i falet topuzi i trasheguar dikujt qe te shtyp, por me ate topuz therrit te rrinjte qe te zgjojne ndergjegjen politike e te heqin nga skena politike defetistet dhe nihilistet..Topuzi i gjyshit tend beso, vlen me shume se personi qe deshe t’ia falesh! Nuk eshte kohe cinizmi dhe ironizimi, eshte kohe veprimi miku im !
Ndërsa ky ishte postimi i bërë nga prof.Zeqiri
IZET ZEQIRI

Nese NIKOLLEN sot e presim ne POROJ, fshatin legjendar ne vendlindjen time qe te shoh “dy urat” e drurit, te ndertuara mbi lumin e Porojit nga vershimet. Une si kundershtues dhe konfrontues i hapur i politikave nacionaliste te tij, nuk me ka mbetur gje tjeter vetem nga muzeumi i im qe e kam aty prane ti jap dhurate nje TOPUZ , te trashiguar nga gjyshi im Haxhi Zeka. Me kete Topuz te vazhdoj te na SHTYP edhe me shume se ne shqiptaret e meritojm nenshtrimin, perbuzjen dhe shtypjen. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu