Adelina Tahiri për bashkëshortin: Më vjen keq që ai nuk ka qenë i pari për mua

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri gëzon prej kohësh një martesë të lumtur me milionerin maqedonas, Serjoza Markov. Dyshja janë prindër të një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Joni.

Adelina dha së fundmi një intervistë në “Ora News” ku foli për marrëdhënien me bashkëshortin. “Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vje?e. Kam një jetë, më rriti burri”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do ta zgjidhte Serjozën edhe në një jetë tjetër, Adelina tha: Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu