Callum pas martesës me Duan: “Do të doja të rrisja disa fëmijë”

Aktori britanik Callum Turner ka shprehur hapur dëshirën e tij për të krijuar një familje në një të ardhme të afërt. Në një intervistë për kopertinën digjitale të revistës Esquire UK të gushtit 2026, ylli 36-vjeçar i filmit Eternity tregoi se si e sheh kapitullin e ardhshëm të jetës së tij pranë bashkëshortes së tij, këngëtares Dua Lipa.

I pyetur për planet e tij profesionale dhe personale, Turner u shpreh se dëshiron të vazhdojë punën e tij si aktor, por me shtimin e një familjeje.

“Më shumë nga e njëjta gjë,” tha ai për karrierën, duke shtuar shkurtimisht: “dhe familje.”

Kur u pyet nëse krijimi i një familjeje është një prioritet për të, aktori konfirmoi:

“Sigurisht, po, jam 36 vjeç. Do të doja të kisha një familje dhe të rrisja disa fëmijë.”

Turner ka treguar më parë se Dua Lipa e frymëzon artistikisht, duke theksuar për The Hollywood Reporterse çelësi i marrëdhënies së tyre me agjenda të ngarkuara është përpjekja për të qëndruar bashkë sa më shumë të jetë e mundur.

Çifti kurorëzoi dashurinë në një ceremoni private në një bashki të Londrës më 31 maj, e cila u pasua nga një festë madhështore javën tjetër në Siçili. Callum Turner dhe Dua Lipa u lidhën për herë të parë në janar të vitit 2024 gjatë premierës së Masters of Air në Londër, për ta bërë marrëdhënien e tyre publike në Instagram në korrik të po atij viti.

Në qershor të vitit 2025, artistja konfirmoi fejesën e tyre për British Vogue, ku tregoi edhe unazën e saj të fejesës.

Dua Lipa ka zbuluar gjithashtu se takimi i tyre i parë ndodhi rastësisht në The River Cafe në Londër, ku të dy po lexonin të njëjtin libër.

Sa i përket të ardhmes me fëmijë, edhe këngëtarja ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë një ditë, duke pranuar se sfidë mbetet gjetja e momentit të duhur për shkak të turneve muzikore. Sipas saj, prindërimi është nga ato gjëra që “thjesht do të ndodhë kur të jetë momenti i duhur.” /Prive By Liberta Spahiu/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu