Analisti Visar Ademi në një rreagim të tijin publik për rastin “Almiri” ka fajësuar edhe ambasadat e akredituara në Shkup që nuk rreagun për ndryshimin e procedurave në lidhje me rastin, shkruan InfoShqip.
Ambasadat më të rëndësishme të akredituara në Shkup që disa herë janë shprehur mbi reformën në drejtësi, selia e BE-së, apo ambasadori i famshëm, sic e quan Ademi, që dha mendim për ligjin e gjuhëve ku sipas tij kishte mangësi, përse nuk dolën me asnjë deklaratë të vetme për rastin “Almiri”?
Më poshtë lexojeni të plotë deklaratën e Ademit.
“Edhe dicka per rastin e Almirit:
Si ka mundësi që asnjëra nga Ambasadat më të fuqishme të akredituara në vend që cireshin për reforma në gjyqësi nuk reagoj qoftë me një deklaratë të vetme. Si ka mundësi që selia e BE-së mos reagoj qoftë edhe për ndryshimin e procedurave në lidhje me rastin. Ose pse nuk reagon ai ambasadori i famshëm që dha mendim për ligjin e gjuhës kur tha se ligji ka shumë mangësi por nuk jep mendim për rastin e Almirit.
Ose ne jemi vetëm statistikë dhe nuk na bejnë hesap për qenie njerezore!” – Përfundoi Ademi./InfoShqip.com










