Ademi: Angazhimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk mund ta ndaloj asnjë forcë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi sot realizoi takim me eurodeputetët e Komitetit të Përzier Parlamentar, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut – BE.

Angazhimin tonë drejt përmbushjes së kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund ta ndaloj asnjë forcë destruktive në vend.

Para anëtarëve të Komitetit të Përzier Parlamentar Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian theksova se institucionet tona mbeten të përkushtuara maksimalisht në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE duke punuar në harmonizimin e standardeve tona me ato të Bashkimit Evropian”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu