“Politikave tona, nuk i duhen vetëm votat, por edhe njerëz si professor Reka që kanë përvojën, por edhe përgatitjen intelektuale, për t’i kontribuar proçeseve që të ecim përpara”.
Kështu është shprehur Edmond Ademi, ministër aktual për Diasporë, në tubimin e kandidatit për president të RMV- Stevo Pendarovski, në Tetovë.
“Edhe kandidati shqiptar, professor Blerim Reka gjatë fushatës reflektoi me vlera të cilat e karakterizojnë shoqërinë tonë; një Republikë ku ligjet janë zëdhënës i drejtësisë e qytetaria është vlerë. Karakteristika këto që ndihmojnë vendin në procesin eurointegrues.
Profesori gjithashtu ka vlerësuar lartë Marrëveshjen e Prespës. Marrëveshje kjo shembull i dialogut dhe politikës së mirëfillt, e paparë deri më tash në Ballkan e më gjerë”, është shprehur mes tjerash ministri Edmond Ademi në prezantimin e tij para tetovarëve.
Ai ka insistuar se politikave tona, nuk i duhen vetëm votat, por edhe njerëz si profesor Reka që kanë përvojën, por edhe përgatitjen intelektuale, për të kontribuar proçeseve që të ecim përpara.










